Punonjësit morën sot pagat në llogaritë e tyre, nesër nuk do të ketë protesta të punonjësve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, deklaroi Miqo Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese të NQP Shkup.
Ata sot para se të hyjnë në objektin e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar pritje nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për të zgjidhur problemin me vonesën e pagave, por pavarësisht se nuk arritën takohen me të, rrogat u lëshuan sot në llogaritë e punonjësve.
Stojanovski përsëriti kërkesën nga deklarata e mëparshme se nuk duhet me lutje dhe kërkesa t’i marrin rrogat me kohë dhe të gjendet një zgjidhje konkrete që të mos ketë probleme të tilla në të ardhmen.
Comments are closed for this post.