Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup me qëllim të afrimit të shërbimeve drejt konsumatorëve të vet, implementoi aktivitete të cilat janë pjesë e planit për digjitalizim.

“Krahas numrit të madh të shërbimeve digjitale, si marrja e faturave elektronike, regjistrimi elektronik i shfrytëzuesit, paraqitja e defekteve dhe qasja e llojit të ndrsyshëm të dokumenteve përmes  e.vodovod-skopje.com.mk, NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, disponon edhe me aparate për pagesë të faturave në pesë lokacione nëpër qytetin e Shkupit: Drejtorinë e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup, Sektorin për kujdes të shfrytëzuesve të NP “Higjiena komunale”, QTQ në katin përdhesë, në TQ Kapitol Mol dhe në Siti Mol (në pjesën afër bankomateve)”, informojnë nga ndërmarrja.

Shfrytëzuesit e shërbimeve të ndërmarrjes të këtij lloji të aparateve, siç ceket në kumtesë, kanë mundësi të bëjnë kontroll të faturave dhe të bëjnë pagesë me shfrytëzimin e kartelave “master” dhe “viza” nga bankat e tyre pa provizion.

Krahas kësaj mundësie, shfrytëzuesit mund të kenë qasje drejt shërbimeve elektronike të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup edhe përmes aplikacionit mobil të kapëshëm për Android dhe iOS.