“Nuk na solli këtu inati, por koshienca, nuk na solli lakmia, por na frymëzoi vullneti, nuk u bashkuam për të qenë kundër, por për të qenë prijës, nuk u tubuam nga mllefi, por nga entuziazmi”. Reklama Nën premtime të shumta, se do të jetë ndryshimi në skenën politike, Izet Mexhiti zyrtarizoi partinë e tij “Levizja Demokratike”.
Mexhiti tha se do të jetë zëri i atyre që deri sot kanë qenë të lënë nën hije dhe do të vë në funksion, potencialin e pashfrytëzuar të shoqërisë, e posaqërisht potencialin e femrës. Izet Mexhiti, kryetar i Partis Demokratike “Nuk do t’ju drejtoj komplimente bukurie, nuk do t’ ju them se jeni boshti i lëvizjes, nuk ju premtoj sfilata e gallata, nuk ju ofendoj dot me boshllëqe të recikluara, në fakt kësaj radhe, do të kërkoj nga ju të bëheni faktori që do të sjellë ndryshimin”. Mexhiti bëri me dije se do të veproj si opozitë dhe se do të formojnë edhe grup parlamentarë.
Mirëpo për bashkëpunime me partitë e tjera, shtoi se do të zhvillojnë bisedime. Por, potencoi se nuk do të jenë të hapur për bashkëpunim për partitë që bllokojnë integrimin e vendit. Izet Mexhiti, kryetar i Partisë Demokratike “Me kë do të bashkëpunojmë, nuk e kemi me rëndësi tani. Do të shohim pas zgjedhjeve. Por, jo pa asnjë kusht. Një kusht do të jetë, nuk do të jemi me dikë që është kundër procesit eurointegrues, për të tjerat do të bisedojmë”. Lëvizja Demokratike poashtu mbajti Kuvendin Themelues të partisë.
Comments are closed for this post.