Një tjetër deputet nga blloku politik shqiptar deklaroi se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. I pyetur nëse do të votojë për ndryshimet kushtetuese, deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, tha për TV21 se nuk do ta votojë propozimin që nuk përfshin heqjen e termit “20 për qind” që i referohet gjuhës shqipe.