112 metra i gjatë, i projektuar nga kompania holandeze “Sinot Yacht Architecture and Design”, xhevahiri i deteve lëviz falë ujit. Jahti, i cili është vetëm një prototip, fuqizohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, i ruajtur në rezervuar në -253 gradë, në dy rezervuarë të mbyllur me nga 28 tonë secili.
Sipas krijuesve të tij është në gjendje të arrijë 17 nyje shpejtësie dhe të ketë një rreze prej mbi 6000 km. Ky jaht ka pesë kuverta mbresëlënëse që ofrojnë hapësirë për 14 të ftuar.
Në të mund të rehatohen edhe 31 pjesëtarë ekuipazhi, ndërsa ka një palestër, studio yoga, sallon bukurie, dhomë masazhi dhe pishinë ujëvarë. Duket se Bill Gates tashmë ka marrë në dorë xhevahirin e parë të deteve. Kostoja? 600 milionë euro!
Comments are closed for this post.