Nesër Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin do të vendosin se a do të jenë pjesë e Qeverisë apo nuk do të jenë pjesë e Qeverisë.
“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, nesër me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike. Në këtë mbledhje në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues” thuhet në njoftimin e ASH-së
Ndryshe TS ditë më parë publikoi edhe ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit për bashkëqeverisje edhe me ASH-në ky thuhej se ASH-ja mund të merr 2 ministri atë të Shëndetësisë dhe Drejtësisë dhe 2 zv/ministri dhe shumë drejtori, ndërsa tjetra ofertë ishte nëse AAA del nga qeveria, ASh-ja ti merr të gjitha drejtoritë që i ka Alternativa dhe 3 ministri.
Comments are closed for this post.