Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në ditën e dytë të konferencës ministrore në Davos, kushtuar miratimit të dokumenteve dhe themelimit të Aleancës “Baukulturë” 2023, theksoi se themelimi i Aleanca është një lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe se do të jetë një rrjet që do të iniciojë bashkëpunimin e sektorit publik dhe privat dhe rezultati do të sjellë përfitime për të gjithë.
“Duke u bërë anëtarë të Aleancës “Baukulturë 2023”, ne ndërmarrim edhe përgjegjësi – të veprojmë me përgjegjësi ndaj të drejtës së çdo njeriu për të jetuar dhe krijuar në një mjedis human. Është e vërtetë që të gjithë kanë të drejtë të fitojnë para, por jo të përfitojnë nga shëndeti mendor dhe jeta shoqërore e njerëzve. Nuk është biznes me përfitim ekonomik për të gjithë. Është korrupsion me pasoja të këqija për të gjithë”, theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, ministrja ka theksuar para të pranishmëve se Maqedonia e Veriut ka një trashëgimi të madhe kulturore që përcakton të tashmen tonë dhe është pjesë e identitetit kulturor të Evropës.
Ka vlerësuar se shumë aspekte të Deklaratës për “Baukulturë” për vitin 2018 janë zbatuar në strategjitë e brendshme dhe paralajmëroi se do të inicojë themelimin e Departamentit për “Baukulturë” në kuadër të Ministrisë së Kulturës, i cili pret të zbatohet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Në kuadër të konferencës në Davos, ndër të tjera, u votua deklarata e përbashkët për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Maqedonia e Veriut.
Comments are closed for this post.