Lidhja Demokratike dënon deklaratat dhe parullat shoviniste dhe separatiste “Maqedonia është bullgare” e grupit të bullgarëve të udhëhequr nga eurodeputeti Angel Xhambaski fundjavën e kaluar në Shkup.

“Në Maqedoni të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që ndihen si bullgarë, mund të ushqejnë identitetin e tyre etnik dhe kulturor, të formojnë shoqata dhe të nderojnë ngjarje historike që i konsiderojnë të rëndësishme për ta, por kjo nuk duhet të jetë me mohim të popullit maqedonas dhe identitetit të tij dhe në dëm të karakterit të shtetit maqedonas”, thonë LD.Lidhja Demokratike u bën thirrje institucioneve kompetente që të shpallin persona non grata personat si Angel Xhambaski dhe deputetin e Kuvendit të Bullgarisë Kostadin Kostadinov, të cilët me deklaratat dhe paraqitjet e tyre provokuese nuk kontribuojnë në forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe popullit bullgar.

Ministria e Brendshme duhet të monitorojë të gjitha këto aktivitete dhe në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të reagojë dhe të marrë masa në përputhje me kompetencat ligjore.