Kriza aktuale nuk do të përfundojë as këtë vit. Qeveria duhet të menaxhojë dhe përmirësojë në mënyrë më racionale politikat e investimeve. Nevojiten politika energjetike dhe infrastrukturore, rritje të prodhimit të ushqimit dhe ristrukturim i përshpejtuar i eksportit, tha në “Magazina Ekonomie” biznesmeni, Goran Rafaillovskin.
Ai tha se zhvillimet ekonomike globale nuk janë në favor të Maqedonisë.
“Bëra apel që Maqedonia të tërheqë sa më shumë fonde dhe t’i ketë tani pas krizës dhe të punohet në këtë temë.
Por, nuk dëgjuan. Ne e kaluam krizën, me masa sociale për sigurimin e pagave apo fondeve për njerëzit që duhej t’i siguronte, por nuk bëmë absolutisht asgjë që ta ndihmojmë ekonominë që të dalë nga kriza më lehtë”, deklaroi Goran Rafaillovski- biznesmen./Alsat/
Comments are closed for this post.