Deri të dielën do të jetë moti stabil, nëpër lugina edhe më tej do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm.

Nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore, më e shprehur përgjatë Vardarit, që do të shkaktojë gjatë ditës në shumicën e luginave mjegulla të zvogëlohet, paralajmërojnë nga DPHM-ja.

Të hënën paradite ende do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga fundi i ditës dhe të martën do të mbisundojë mot me vranësira dhe me të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male të borës dhe do fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.