“Jemi në prag për të mirëpritur Vitin e Ri 2023 me shpresë të re. Për arsye se thonë, me çfarë energjie do ti dëshirojmë mirëseardhje, energji të tillë do të na sjell çdo ditë të re në 364 ditë të tjera. Dhe, gjithsesi, ta përcjellim vitin 2022, si vit të pritjeve të mëdha, sfidave edhe më të mëdha dhe reformave në kuadër botëror dhe, gjithsesi në kuadër nacional”, thotë në urimin e Vitit të Ri ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Në thelb, shton Spasovski, vetëm sa morëm pak frymë prej largimit të pandemisë me virusin korona, bota u ballafaqua me kriza të reja, pandemi nga dezinformatat, por edhe kërcënime ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë, migracioneve dhe ndryshimeve klimatike, posaçërisht nga kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, të cilët tani e ndryshojnë fytërën e përditshmërisë normale.

“Por, bota u bashkua në qëndrimin se e reja normale kërkon front të gjerë të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe të zhvillimeve gjeopolitike. Dhe, këtu fillon reforma e vetëdijes globale”, thekson ministri.

Në kuadër nacional, nga ana tjetër, konfirmim për reformat të realizuara, por edhe erë në shpinë për ato të ardhmet, konsideron Spasovski, ishte fillimi i negociatave paraaderuese të vendit me BE-në, të pritura 17 vjet në dhomën e pritjes për kandidatë.

“Fillimi i skriningut në legjislacionin evropian, si hapi i parë në proces, i maksimalizon përpjekjet e institucioneve të përgjigjen ndaj asaj që pritet. Dëshmuam, shtoi ministri, se si shtet kemi potencial të përgjigjemi ndaj kërkesave kur perspektivat janë të qarta, kur mbylljen e ndërrojmë me familjen evropiane, e përgatitur të ndihmojë, të drejtojë, të inkurajojë dhe të nxit”, thotë Spasovski.