“Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, pas Gruevskit, vepron në të njëjtën mënyrë, nëse jo edhe më keq, me një mendësi më totalitare si ai, nga pozita e opozitës tregon pafytyrësi të paparë”.

Kështu i komenton analisti politik Blagojçe Atanasoski pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për kërcënime serioze nga lideri i opozitares VMRO-DPMNE.

“Nga pikëpamja njerëzore e morale është shumë e papëlqyeshme që një burrë t’i drejtojë një gruaje me fyerje të tilla, të neveritshme dhe të ndyra (nëse janë të vërteta). Kjo është dëshmi se lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, pas Gruevskit, vepron në të njëjtën mënyrë, nëse jo edhe më keq, me mendësi edhe më totalitare se e Gruevskit, nga pozita e opozitës tregon pafytyrësi të paparë. Kjo sjellje është dëshmi se nëse VMRO-DPMNE e Mickoskit vjen në pushtet, do të shohim sërish një shtet të robëruar, në varësi të partisë në pushtet.”, thotë Atanasovski.

Blagojçe Atanasoski
Ai këtë e shikon edhe si një problem që mund të reflektohet në kontekst të procesit të eurointegrimit, prandaj ka dhe një porosi për partitë shqiptare.

“Shpresoj se partitë politike etnike-shqiptare do të kenë ndjenjën e shtetësisë në fillim të negociatave evropiane me BE-në dhe nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me këtë lloj politikani. Besoj se shqiptarët etnikë janë votues shumë të ndërgjegjshëm dhe do të ndëshkojnë çdo parti politike shqiptare etnike që mbështet një politikan në pushtet që e drejton Maqedoninë nga Beogradi dhe Budapesti nën diktatin e Moskës, në vend të Brukselit”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në paraqitjen e saj të fundit televizive ka deklaruar se ka marrë kërcënime serioze nga lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.
“Kam pasur kërcënime nga Hristian Mickoski, konkretisht, personalisht dhe drejtpërdrejt me fjalët “nëse nuk e bën këtë, do të të ndodhë kjo dhe ajo. ‘Në momentin e parë kur të bëhem kryeministër, do t’ju tërheqim zvarrë nëpër rrugë, do të fshijmë dyshemenë me ju’. Unë besoj se asnjë grua, asnjë mashkull nuk duhet të vihet nën një presion të tillë. Ai që i shqipton këto kërcënime nuk duhet t’i lejohet as edhe një moment të jetë në detyrë, në të cilën do të mund t’i përmbushë këto kërcënime”, deklaroi Arsovska.

Ndaj akuzave të kryetares së Qytetit të Shkupit kanë reaguar edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se janë jashtëzakonisht të shqetësuar, siç thonë në reagimin e tyre për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska.

“Duke marrë parasysh peshën e akuzave që i ka bërë në intervistë, pavarësisht se çfarë është theksuar, jemi të detyruar që t’i kërkojmë që ta vërtetojë në procedurë të rregullt para gjykatave të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, besojmë se deri atëherë opinioni do të bindet edhe me shkrim për gjendjen reale psikologjike të këtij personi”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.(Indeks.mk)