Autobusët privatë vazhdojnë sot të bllokojnë qarkullimin në Shkup, por sipas njoftimeve nga ora 10:00 e mëngjesit, autobusët do të jenë vetëm në Blv. “Ilinden”, ndrërsa udhëkryqet në qendrat tregtare “Mavrovka” dhe Kryqi i Kuq do të lirohen për lëvizje. Me rreth 200 autobusë të parkuar në këto tri pika trafiku, transportuesit nga e hëna vendosën bllokada duke kërkuar pagesën e borxhit nga Bashkia e Shkupit dhe Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP).

Dje, në një takim koordinues, transportuesit vendosën që autobusët të dislokohen nga “Mavrovka” dhe Kryqi i Kuq dhe të nisen për në Blv. “Ilinden”, në lëvizje nga prapa Qeverisë në drejtim të Karposhit te “Alumina”. Arsyeja e zhbllokimit, siç thonë ata, është për të bërë presion më të madh ndaj Bashkisë së Shkupit për të shlyer borxhin.

“Kemi pasur koordinim me organin e përbashkët të transportuesve privatë. Pas konferencës së djeshme për media në qytetin e Shkupit, një debakël i tillë, një turp i tillë që është bërë, gjithnjë e më shumë po dalin në dritë argumentet se kush është fajtori kryesor për këtë situatë, kush është fajtori kryesor që qytetarët e qytetit i Shkupit as fajin dhe as nuk i detyrohet vuajtjet e gjithë kësaj, kush është fajtori kryesor që nuk paguhemi, kush është fajtori kryesor për kaosin në komunikacion”.

“Është drejtpërdrejt administrata e qytetit, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Gjithnjë e më shumë revolta jonë drejtohet dhe fokusohet në administratën e qytetit të Shkupit”, tha dje Qemal Muriq nga “Sloboda Prevoz”