Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Strugë-Dibër, për këtë arsye është ndërprerë trafiku në rrugën rajonale Strugë – Dibër në fshatin Llukovë.
“Me datë 08.12.2022 nga ora 07:45 në rrugën rajonale Strugë – Dibër afër fshatit Llukovë, për shkak të një aksidenti trafiku, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet”, njofton LAMM.
Ndërkohë komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandojnë vozitje të kujdesshme, posaçërisht në vendet ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Comments are closed for this post.