Stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, dhe Instagrami i saj janë bërë objekt diskutimi së fundmi.
Balenciaga po përballet me reagime të ashpra për fushatën e saj të festave, pasi publikoi imazhe të fëmijëve që mbajnë çanta në formë arushi prej pellushi, të pajisur me veshje robërie. Një eleminim i menjëhershëm i fushatës nga të gjitha platformat pasoi dhe faljen e tyre. Kjo ngjarje i shkaktoi markës një dëm prej 25 milionë dollarësh. Por tani vëmendja është pikërisht tek një nga stilistet e njohura të Balenciaga-s, për të cilën kritikët në rrjet kanë shfaqur disa imazhe shqetësuese të punës së saj.
Lotta Volkova, e lindur në Rusi, u transferua në Londër në moshën 17-vjeçare për të studiuar në institucionin e modës me famë botërore, Central Saint Martins. E përshkruar nga Vogue si një “super stiliste”, Lotta e ka filluar bashkëpunimin e saj me Balenciaga-n, në vitin 2014, duke u cilësuar si një nga stilistet më të rëndësishme. Por disa kërkime të bëra për të, kanë nxjerrë në pah një natyrë shqetësuese, nga foto ku shfaqen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, të cilat janë të postuara në profilet e saj zyrtare.
“Këto janë postime tronditëse nga stilistja e Balenciagas, Lotta Volkova, e cila ka një obsesion të sëmurë me torturën, satanin dhe gjymtimin e fëmijëve. Këto foto janë përtej tronditjes, por ka shumë më keq në Instagramin e saj, të cilat nuk do t’i ndaj këtu! Vini re një temë të përbashkët me markën tani?” – është shkruar kështu nga një prej kritikëve në Twitter.
Pas publikimeve të këtyre fotove, kryesisht në platformën Twitter, stilistja e ka bërë privat profilin e saj në Instagram. Por disa kërkime të bëra për të, kanë nxjerrë në pah një natyrë shqetësuese, nga foto ku shfaqen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, të cilat janë të postuara në profilet e saj zyrtare.
“Këto janë postime tronditëse nga stilistja e Balenciagas, Lotta Volkova, e cila ka një obsesion të sëmurë me torturën, satanin dhe gjymtimin e fëmijëve. Këto foto janë përtej tronditjes, por ka shumë më keq në Instagramin e saj, të cilat nuk do t’i ndaj këtu! Vini re një temë të përbashkët me markën tani?” – është shkruar kështu nga një prej kritikëve në Twitter.
Comments are closed for this post.