Deputeti Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM deklaroi se propozim ndryshimet e ligjit për subvencionimin e racionit të studentëve nuk janë në interes të studentëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate.
Ai tha se partia e tij ka përgatitur dy amendamente, me të cilat kërkojnë rritjen e racionit studentor.
“Andaj dorëzojmë dy amendamente me të cilat kërkojmë që racioni studentor në vend të 120 denarë të jetë 160 denarë dhe në vend që afati për racionin të jetë deri në mars të vitit të ardhshëm ai të jetë deri në fund të vitit akademik 2023”, deklaroi Stojanovski.
Propozim ligji për racionin studentor sot do të diskutohet në Komisionin për Financa dhe Buxhet, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshe, sot asambletë studentore universitare në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, UEJL, FON, Kolegji amerikan, Universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca studentore” pasdite nga ora 17:30, nga Qeveria e deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku në marsh do të protestojnë për të drejta më të mira.
Comments are closed for this post.