Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut të ndalojnë menjëherë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në rajon.
“Situata në Gadishullin Korean dhe zonën përreth ka hyrë në një fazë konfrontimi serioz për shkak të veprimeve të vazhdueshme dhe të pamatura ushtarake nga SHBA dhe Koreja e Jugut”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA në një deklaratë.
Forcat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut filluan stërvitjet në shkallë të gjerë të hënën. Rreth 240 avionë luftarakë po marrin pjesë në stërvitjen Vigilant Storm, e cila pritet të përfundojë të premten.
E premtja shënoi gjithashtu fundin e stërvitjes ushtarake 12-ditore të Koresë së Jugut Hoguk 22 , e cila përfshinte simulime të uljes amfibe.
Duke ngritur tonin, KCNA transmeton se Pheniani konsideron se skenari i një sulmi bërthamor amerikan kundër tij ka hyrë në fazën përfundimtare, duke nënvizuar se Koreja e Veriut është e gatshme të mbrojë sovranitetin e saj me çdo mjet. Uashingtoni dhe Seuli besojnë se Koreja e Veriut është afër testimit të parë të armës bërthamore që nga viti 2017.
Comments are closed for this post.