Për të gjashtin vit me radhë, në periudhën e vjeshtës përsëritet situata që uji në Tetovë të merr një shije dhe erë të pazakontë, megjithatë analizat fillestare tregojnë se është i sigurt për pije.

“Analizat e para janë të mira dhe uji është i sigurt për pije. Nëse qytetarët nuk e pëlqejnë ujin e tillë, të mos e përdorin në ditët në vijim. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se aroma dhe shija e pazakontë do të zhduket pas disa ditësh”, deklaroi Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai shtoi se Qendra kontrollon çdo ditë cilësinë e ujit në ujësjellësin e qytetit.