Zelensky ka thënë se G7 do të mbajë një takim urgjent pas sulmeve në të gjithë Ukrainën, ku gjithashtu presidenti ukrainas pritet të mbajë një fjalim.

Ai tha se kishte folur me kancelarin Olaf Scholz, i cili aktualisht mban presidencën e G7, dhe se Scholz kishte rënë dakord për një takim urgjent të grupit.

“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga Rusia”, tha Zelensky.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen për rritjen e presionit mbi Rusinë dhe ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.”

Zelensky tha se kishte folur gjithashtu edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Ne diskutuam për forcimin e mbrojtjes sonë ajrore, nevojën për një reagim të ashpër europian dhe ndërkombëtar, si dhe presionin e shtuar ndaj Federatës Ruse.

Franca është pranë Ukrainës,” theksoi Zelensky.

Ruslan Stefanchuk , kryetari i parlamentit të Ukrainës, u ka bërë thirrje G7-së, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të partisë demokratike amerikane, Nancy Pelosi, që ta shpallin Rusinë si një shtet terrorist.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se ka folur me Mevlut Çavusoglu . Kuleba shkroi në Twitter se Turqia ka “dënuar sulmet ruse dhe pohoi se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën”.

Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e marrëveshjes së eksportit të grurit midis Ukrainës dhe Rusisë, duke lejuar eksportin e drithërave.