Vaksinat e gripit nuk kanë mbërritur ende në vend dhe është e pasigurt nëse imunizimi do të fillojë në kohë këtë vit.
Për 40 mijë dozat që do të jepen falas të blera nga Ministria e Shëndetësisë, kanë përfunduar procedurat e prokurimit, pohojnë autoritetet.
Sipas marrëveshjes, vaksinat do të mbërrijnë nga mesi i këtij muaji dhe pas përfundimit të procedurave të parashikuara me ligj në bashkëpunim me MALMED, do të nisë të kryhet imunizimi falas i kategorive vulnerabël të popullsisë, sipas Ministrisë së Shëndetit.
E ndërsa presim të shohim nëse këtë sezon nuk do të humbasim afatet dhe vaksinimi do të vonohet sërish, qindra doza tashmë janë harxhuar në Serbinë fqinje dhe në Greqi.
Epidemiologët janë të mendimit se sa më herët të fillojë mbrojtja nga virusi, aq më mirë.
“Gjithmonë, gjatë viteve të fundit, kam thënë se është më mirë të fillohet në shtator që të ketë kohë për të krijuar atë imunitet. Por ne varemi nga importi dhe kaq”, thotë dr. Sashko Olumçev, epidemiolog.
Sipas rekomandimeve të OBSH-së, qendrat e shëndetit publik duhet të vizitojnë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe ato mbi 65 vjeç, të cilat janë grup rreziku.
“Të gjithë me sëmundje kardiovaskulare, me sëmundje kronike rekomandohet të marrin një vaksinë. Nuk e dimë si do të jetë, por duhet të mendojmë për gripin sepse nëse situata me Omicron vazhdon kështu, gripi do të jetë i pari”, thotë Dr. Olumçev.
Përveç 40 mijë vaksinave falas, qendrat e shëndetit publik prokurojnë edhe ato komerciale, por për momentin ende nuk është përcaktuar çmimi me të cilin do t’i paguajnë qytetarëve. /FLAKA
Comments are closed for this post.