Fytyra e koleksionit pranverë/verë të “Escada-s” Rita Ora rrëmben vëmendje me paraqitjet e saj dhe me stilin e veshjes. Stilin e saj senzacional e shfaqi edhe njëherë, duke pozuar për koleksionin e veshjeve për kompaninë gjermane të veshjeve, Escada. 28-vjeçarja është shpallur fytyra e kompanisë së veshjeve dhe do të shëndris në kompaninë e veshjeve, në koleksionin pranverë/verë 2019.

Kjo kompani e ka cilësuar Ritën si yll të lindur. “Ju prezentojmë Rita Orën, fytyrën e re të “Escada-s”. Një këngëtare, talenti, liria dhe kreativiteti i saj e kanë bërë të jetë e njohur ndërkombëtarisht.”, bëhet e ditur në postimin e “Escada-s dhe më tej bëhet e ditur se Rita pasqyron shpirtin e “Escadas-s”.

Në paraqitjen e saj si ambasadore e brendit, ajo kombinoi disa detaje të “Escada-s”, me shumëllojshmëri ngjyrash, shkruan rtv21.tv Këngëtarja e Hitit “I Will Never Let You Down” po sigurohet të jap një imazh pozitiv, teksa mbante një çantë të zezë në të cilën shkruan “femër e fuqishme”.

Në një prononcim ajo tha se është shumë e entuziazmuar se do të pozojë për këtë kampanjë të “Escada-s”.

Hiti i saj “Let You Love Me” ka grumbulluar mbi 202 milionë klikime në kanalin e saj zyrtar në Youtube.