Ngjyrat kanë një efekt të caktuar në trurin e njeriut dhe si na bën të ndihemi një ngjyrë, nuk na bën një tjetër. Thuhet se kuzhina duhet lyer e kuqe pasi në këtë mënyrë ndillet oreksi, dhoma e ndjenjes e gjelbërt pasi na relakson, e dhoma e gjumit në tonet e blusë. Kjo sipas një studimi të Travelodge në vitin 2021 ku mijëra të anketuar që flinin në dhoma të lyera me hijet e kësaj ngjyre ishin më të qetë në përgjithësi në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e së verdhës, lejlasë etj.
Efekti qetësues i blusë, siç shprehet Chris Idzikowski nga “Edinburgh Sleep Center”, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu. Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se shtresat e bardha luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mund t’ju duket e çuditshme, por kaq e thjeshtë është.
Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në psikozën tuaj. Tradicionalisht, shtresat e bardha janë përdorur si pjesë e terapisë profesionale për fëmijët që përjetojnë çrregullime ndijore, ankth ose stres. Studimet klinike tregojnë se shtresat e bardha ndihmojnë pacientët që vuajnë nga shumë sëmundje dhe çrregullimeve të ndryshme si për shembull sindromi Tourette, Alzheimer, paralizë cerebrale dhe madje mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.
Comments are closed for this post.