Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndarë pas 9 muajsh lidhje. Ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq, thonë ekskluzivisht burime pranë çiftit për E! Lajme.
Ndërkohë, thuhet se dyshja ka “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”. Shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla. Kjo gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.
Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! . Sa për Kim, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West./abcnews.al
Comments are closed for this post.