Me ngritjet e çmimeve të të gjitha produkteve duke filluar nga karburantet e deri tek gjërat ushqimore, askush nuk do të befasohej nëse Apple ngrit çmimin e iPhone-ve të ri të vitit 2022.
Dhe sipas një analisti, gama e iPhone 14 do të jetë më e shtrenjtë se ajo e iPhone 13.
Nga disa informata thuhet se vetëm iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të fuqizohen nga çipi i ri A16 Bionic.
Raportet tregojnë se prodhimi i çipave është bërë një biznes i kushtueshëm, dhe disa furnizues të Apple po planifikojnë që këtë kosto ta kalojnë tek gjiganti Cupertino.
Sipas një raporti të mëparshëm, kjo mund të jetë arsyeja se pse Apple e ka “rezervuar” çipin e ri për modelet Pro, pasi që në këtë mënyrë kompania mund ta përballojë ngritjen e çmimit pa bërë ndonjë ngritje të madhe çmimi për klientët e tyre.
Ndërsa disa informata të reja thonë se blerësit potencial të iPhone 14 duhet që të përgatiten për ngritje çmimi gjithsesi.
Comments are closed for this post.