Nëse këto javë të fundit keni vënë re se fotot dhe videot në Instagramin tuaj shfaqen më të mëdha, nuk është një defekt në aplikacion. Pas një testimi gjatë muajit maj të këtij viti, Instagram lançoi një tjetër provë që i shfaq fotot dhe video më të mëdha në profilin tuaj.
Kjo është arsyeja pse postimet mund t’ju duken ndryshe. Disa e kanë pëlqyer ndryshimin e ri, të tjerë kanë thënë se është “zhgënjimi i radhës” përsa i përket ndryshimeve në Instagram.
Në datën 3 maj, kreu i Instagramit Adam Mosseri, njoftoi në profilin e tij për ndryshimin e fundit. Mosseri ndau me ndjekësit se paraqitja e imazheve dhe videove më të mëdha është mënyra e kompanisë për ta bërë përvojën në Instagram edhe më gjithëpërfshirëse.
Një shfaqje më e madhe e content-it, nuk është ndryshimi i vetëm që Instagram ka parë këto kohë. Platforma ka publikuar së fundmi edhe “Folloëing”, “Favorites”, në mënyrë që përdoruesit ta personalizojnë përmbajtjen që duan t’u shfaqet në “Home”, në mënyrë kronologjike.
Vetëm një numri të përzgjedhur përdoruesish iu është dhënë akses në test, kështu që nëse nuk keni vënë re një ndryshim drastik në Instagramin tuaj, vlerësojeni për aq kohë sa ju mbetet.
Comments are closed for this post.