Periudha e motit shumë të ngrohtë vazhdon deri në fund të javës. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte për vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për paraqitjen e motit të ligë afatshkurtër.
Sipas parashikimit të DPHM, temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ato maksima të ditës prej 30 deri në 38 gradë. UV indeksi do të arrijë 9.
Për shkak të temperaturave të larta që këto ditë e përfshinë vendin, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rekomandime për mbrojtje, Qytetarët këshillohen të qëndrojnë më shumë në hapësira të mbyllura, të mbajnë veshje me ngjyra të hapura dhe të lehta, të konsumojnë më shumë lëngje dhe gjatë hyrjes në automjet , nevojitet për një kohë të ajroset.
Duhet pasur kujdes që të merren masa mbrojtëse për mbrojtje nga UV rrezet. Rekomandohet të shmangen prodhime të cilat nuk janë termikisht të përpunuara, ndërsa të sëmurët kronikë rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë.
Comments are closed for this post.