Punonjësve të tij, Facebooku ua dha një direktivë të re: Bëhuni si TikToku!
“The Verge” raportoi të enjten, se veçoria e re e videove në Facebook, e quajtur “Reels”, po konsiderohet si kopjim i veçorisë së TikTokut.
Drejtues të Metas i ndoqën nga afër lëvizjet e rrjetit social TikTok, derisa u shprehën të shqetësuar se nuk po bëjnë sa duhet për t’i konkurruar.
Kreu i Metas, Mark Zuckerbergu, deklaroi se duhet ta rimendojë çështjen e veçorive, e të shtojë veprime të tjera.
Përgjegjësi për Facebookun, Tom Alison, tha se me veçoritë e reja do të synohet që postimet në Facebook të rekomandohen nga persona që jodomosdoshmërisht kanë lidhje me postimin.
Disa vite pasi Facebooku dhe Messengeri u ndan si aplikacione të veçanta, tani do të ribashkohen, për të imituar funksionalitetin e mesazheve të TikTokut.
Kjo nuk është hera e parë kur Facebooku po e imiton dikë. Njësoj pati vepruar edhe kur doli rrjeti social Snapchat, për publikimin e storieve disa sekondëshe.
Facebooku po tenton që ta kthejë popullaritetin nëpërmjet videove të shkurtra.
Comments are closed for this post.