Treshja e këngëtarëve më të mirë në Kosovë dhe në trojet shqiptare, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik pritet që së shpejti të sjellin një këngë të re

“Paratë” janë tema që më së shumti flitet kur është në pyetje për këngëtarët kosovarë.

E tillë është edhe kënga e fundit e Butrint Imerit, Taynas dhe Mozzikut, të cilën këngëtarët e kanë paralajmëruar nëpër rrjetet sociale.

“Pare” është titulli i këngës e që data e lansimit të saj nuk është bërë e ditur por sigurt se kjo këngë do të lansohet gjatë muajit qershor.

Teksa Butrinti dhe Tayna e kanë përshkruar foton me titullin “Pare”, Mozzik e ka ndryshuar paksa duke shkruar: Tre musketierët. Vendosni rripat e sigurimit.