Nga aeroporti i Ohrit deri në hotelin ku do të mbahet samiti “Ballkani i Hapur”, ka një regjim të veçantë trafiku. Samiti fillon joformalisht me një takim pune të organizuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në të cilin do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Pjesa zyrtare është planifikuar për nesër. Janë planifikuar edhe fjalime të Komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhei, dhe fjalim video i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Eskobar. Fokusi i këtij takimi do të jetë turizmi dhe kultura. Ministrat nga rajoni do të debatojnë për përfitimet e nismës së përbashkët. Do të ketë përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe odave ekonomike nga vendi dhe Ballkani.

“Iniciativa e Ballkanit të Hapur në të gjitha bazat e logjikës ekonomike është pozitive, sepse krijon një treg më të madh kapitali, mundësi shkëmbimi, që do të rrisë produktin e brendshëm bruto të rajonit”, deklaruan nga Qeveria

Është paralajmëruar nënshkrimi i memorandumeve në disa fusha. Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, të cilat aktualisht janë të vetmet vende në Ballkanin e Hapur, pritet të angazhohen për një luftë të përbashkët kundër evazionit fiskal, por edhe për të përshpejtuar procedurat për njohjen reciproke të diplomave të arsimit të lartë. Edhe pse Mali i Zi dhe BeH do të jenë në Ohër vetëm si vëzhgues, kryeministri malazes Abazoviq ka njoftuar tashmë se ai nuk përjashton mundësinë që vendi i tij t’i bashkohet nismës. Kryetari boshnjak i Këshillit të Ministrave, Tegeltija, ka kërkuar pëlqimin e Presidencës. Për momentin Kosova nuk dëshiron të bëhet pjesë e nismës për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë në të.