Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, i cili u mundëson banorëve të zonave të kontrolluara në Ukrainë nga ushtria ruse të marrin me proceduar të lehta nënshtetësinë ruse.
Putin ka lëshuar urdhër për të thjeshtuar procedurën e dhënies së shtetësisë ruse për banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson në jug të Ukrainës, raporton BBC.
Kherson është qyteti i parë dhe i vetëm i madh ukrainas i pushtuar nga Rusia.
Zaporizhzhia është ende nën kontrollin e Ukrainës, por shumë zona përreth janë nën pushtimin rus.
Të rejat e fundit nga lufta Rusia Ukrainë
Eksportet e ushqimit të bllokuara: Rusia ka vendosur një bllokadë në pjesën veriore të Detit të Zi, sipas një zyrtari amerikan që i dha CNN një hartë të deklasifikuar të rajonit në kushte anonimiteti. Ukraina siguron rreth 10% të eksporteve botërore të grurit, vuri në dukje zyrtari – shumica dërrmuese e të cilave dalin nga vendi nga portet e Detit të Zi. Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të rihapë portet në Ukrainë për eksportet për të parandaluar që fëmijët në mbarë botën të vdesin nga uria.
Numri i të vdekurve në Mariupol:Të paktën 22,000 banorë besohet të kenë vdekur gjatë sulmit tre mujor të Rusisë në Mariupol , sipas një zyrtari nga qyteti port i Ukrainës. Petro Andriushchenko tha se shifra bazohet në shumë kontakte që ai dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë vazhdojnë të kenë me zyrtarë të bllokuar brenda dhe beson se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Forcat ukrainase tërhiqen nga Svitlodarsk:Forcat ruse kanë marrë qytetin e kontestuar të Svitlodarsk në rajonin lindor të Donbasit dhe forcat ukrainase janë tërhequr, tha të martën Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut. Rreth 10,000 civilë mbeten në Svitlodarskun e pushtuar, sipas Kyrylenko.
Ukraina publikon pamjet me dron: Ushtria ukrainase ka publikuar për herë të parë pamjet e forcave speciale që përdorin drone të vegjël të prodhuar nga jashtë për të shënjestruar pozicionet ruse. Dronët portativë, të ashtuquajtur kamikaze, kannë koka luftarake dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes.
Evropa në gatishmëri:Hungaria do të hyjë në një “gjendje të jashtëzakonshme” për shkak të luftës në Ukrainë, tha të martën kryeministri hungarez Viktor Orban. “Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për hapësirë për manovrim dhe aftësi për të vepruar menjëherë,” tha ai. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Polonisë tha se Rusia do të mbetet një kërcënim për paqen në Evropë edhe pas çdo armëpushimi në Ukrainë.
Comments are closed for this post.