Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva i ka festuar Pashkët në atmosferë shtëpiake. Ajo gjatë fundjavës ka publikuar fotografi në “Facebook”. Këtë e vërtetuan edhe nga burgu i “Idrizovës” duke thënë se ka marrë leje për dalje nga burgu.
Avokati i Janevës, Delo Kadiev u shpreh se Janeva ka të drejtën që të shfrytëzojë fundjavë dhe këto ditë ka marrë leje të del edhe nga burgu.
Kujtojmë se prokurorja Katica Jenva edhe vitin e ri e priti në shtëpi, ndërsa privilegjin për dalje të përkohshme nga burgu merret pasi mban 1/3 e dënimit. Ajo pas grilave është që nga vera e kaluar, ndërsa dënimi quhet koha që kur ka kaluar në paraburgim.
Për rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski u dënua me 9 vjet burg, ndërsa Janeva me 7 vite burg.
Comments are closed for this post.