Ka përfunduar super ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Rezultati përfundimtar ishte 4 me 3.
Ishte një ndeshje e mrekullueshme, me dy skuadrat që treguan paraqitje të jashtëzakonshme në “Etihad Stadium”.
7 gola, shumë aksione, shumë rivalitet dhe shumë spektakël kishte në këtë takim.
De Bruyne, Jesus, Foden dhe Silva shënuan golat për vendasit, kurse Karim Benzema shënoi dy gola, ndërsa Vinicius një tjetër për Real Madridin.
Për sa i përket statistikave interesante, sipas “Opta Joe”, sfida e sotme u fut në historinë e gjysmëfinaleve të Champions-it, si një nga 3 ndeshjet të kësaj faze, ku është shënuar numri më i lartë i golave.
Dy duelet e tjera gjysmëfinaliste të Champions-it ku janë shënuar 7 gola, janë ato mes Ajaxit dhe Bayernit (5-2), bëhet fjalë për vitin 1995 si dhe Liverpooli-Roma (5-2), viti 2018. Pra 7 është numri më i lartë i golave të shënuar në një ndeshje gjysmëfinale të Champions-it.
Comments are closed for this post.