Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi në emisionin “360” në Alsat, ka treguar se kur pritet të ketë një stabilizim të rritjes së çmimeve.
Ai ka thënë se kanë vërejtur edhe këto ditë që situata është qetësuar sa i përket rritjes së inflacionit, mirëpo tha se janë disa faktorë që ata kanë pak ndikim, duke theksuar kështu gjendjen në Ukrainë.
“Këto ditë kemi një qetësim të rritjes së inflacionit, parashikimet, jo vetëm tek ne por edhe më gjerë, janë se do të duhej në pjesën e dytë të viti që situata të stabilizohet gjithmonë duke pas parasysh disa faktorë, dhe këtu janë faktorët që ne pak kemi ndikim pasi që është kriza mes Ukrainës dhe Rusisë dhe nëse do mund të gjemë zëvendësim të energjisë së gazit për Evropën por edhe të disa produkteve bazë që përdorën në prodhim të industrive bazë”, tha Bytyçi.
Comments are closed for this post.