Në videon e tij më të fundit me të cilën i është drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse Ukraina do të kishte qasje në armë më të mira, krahasuar me ato ruse – tashmë do të merrte fund kjo luftë.
Zelensky theksoi se: “në të gjitha intervistat e mia dhe negociatat me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina akoma detyrohet të kërkojë atë që partnerët e saj prej vitesh e kanë grumbulluar”.
Ai madje këmbëngulë se nëse këto vende sipas tij kanë armët dhe municionet për të cilat Ukraina ka nevojë, “është detyrë e tyre morale të ndihmojnë që të mbrojnë lirinë, të shpëtojnë jetët e mijëra ukrainasve”.
Presidenti ukrainas është i bindur se po të kishte armët që i janë premtuar vendit të tij, ato do t’ia shpëtonin jetën mijëra civilëve.
Ndryshe në Kharkiv të Donbasit dhe në rajonin e Dnipropetrovskut është rritur aktiviteti ushtarak rusë – që po ka për cak infrastrukturën civile.
“Fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që janë zhvendosur nga territori i kontrolluar nga ana e rusëve – mbetet i panjohur”, shtoi Zelensky.
Comments are closed for this post.