Donald Veshaj bëri dje reagimin e parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Përmes një postimi në Instagram, aktori i humorit nënkuptoi se e ka mbyllur kapitullin me Beatrixën dhe po mundohet që të rifitojë Bora Zemanin.

“Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty. Një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora dhe i dhanë maksimumin tim.

Kam kërkuar falje aty ku dihet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, shkruante aktori duke nënkuptuar se po përpiqej të rifitonte Borën.

Mirëpo, sot, ai ka bërë një tjetër postim në Instastory, Donaldi ka postuar një video të shkurtër ku mban një varëse dhe që aludohet se është ajo që i ka kthyer Bora. Mirëpo, këtë video e ka shoqëruar me disa vargje ku thuhet “Swallow my bride” (gëlltis krenarinë time).

Kujtojmë që dyshja janë përfolur se janë rikthyer bashkë. Mediat kanë raportuar se ata janë parë bashkë në Vienë. Çfarë po përpiqet të thotë Donaldi?