Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se dje (13.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.
Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat 29 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.
“Janë shqiptuar tri masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tri masa për automjete të paregjistruara. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.