Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer është përpjekur të ndërmjetësojë në luftën e Ukrainës, ndërkohë që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur shtimin e ndihmës së përbashkët ushtarake për Ukrainën.
Mosbesim rus
Bisedimet ishin “shumë direkte, të hapura dhe të vështira”, shtoi Nehammer para gazetarëve në Moskë. Ai ishte ndalur në bisedë me Putin edhe tek krimet e luftës në Butsha dhe në vende të tjera duke bërë të qartë, se ata që janë përgjegjës duhet të përgjigjen para drejtësisë. Putin kishte shprehur mosbesim sa i përket një drejtësie të pavarur në trajtimin e këtyre krimeve, tha Nehammer. Kancelari Nehammer ka ofruar që Austria të angazhohet për një zbardhje pëmes drejtësisë penale ndërkombëtare.
“Mesazhi im më i rëndësishëm ndaj Putinit ishte, që kjo luftë duhet të marrë fund, sepse në një luftë nga të dyja palët ka më shumë humbës.” Nehammer tha, se udhëtimi i tij ishte konsultuar me krerët e BE-së si dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Ky udhëtim ishte një detyrim, për të bërë të gjitha përpjekjet e mundshme. “Sepse për mua nuk ka alternativë, që pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha duhet ruajtur linja e bisedimit direkt me Rusinë.” Por njëkohësisht, Nehammer tha, se “nuk ka përshtypje optimiste”: Ushtria ruse po përgatit një ofensivë në lindje të Ukrainës. “Kjo betejë do të zhvillohet me ashpërsi.” Ndaj civilët nga zonat e luftimeve duhen dërguar në vende të sigurta.
Baerbock do furzinim me armatime të rënda për Ukrainën
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkon ndihma sa më shpejt për Kievin. “Eshtë e qartë: Ukraina ka nevojë për material të mëtejshëm ushtarak, kryesisht armë të rënda”, tha ekologjistja Baerbock në kudër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Sipas saj: “Tani nuk ka më kohë për justifikime.”
Bashkë me Ukrainën duhet sa më shpejt të jetë e mundur të organizohet furnizimi me armatime dhe kualifikimi për to. Se çfarë armësh mund të furnizojë Gjermania në Ukrainë, për këtë Baerbock nuk foli.
Gjermania deri tani ka ka dërguar ndër të tjera në Ukrainë raketa të mbrojtjes kundërajrore, bazuka dhe automatikë. Me armë të rënda kuptohen tanke, avionë luftarakë anije lufte ose armë artilerie. Deri tani nuk janë dërguar të tilla armë, ndonëse Ukraina që nga shkurti i kërkon këto prej Gjermanisë.
BE ve në dispozicion me shumë ndihma ushtarake
Në sfondin e ofensivës së mundshme ruse në lindje të Ukrainës i gjithë Bashkimi Europian do të furnizojë më shumë qeverinë në Kiev. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan rritjen e ndihmës së përbashkët ushtarake me 500 milionë plus, duke e çuar në 1,5 miliardë shumën e përgjithshme, sikurse vuri në dukje i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit.
Mbështetje financiare për hetimet
Për hetimet në luftën e Ukrainës Gjermania dhe Holanda kanë premtuar përkatësisht për të vënë në dispozicion nga një milionë Euro shtesë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Me këto para duhet të avancohen hetimet për krimet e luftës, tha Baerbock në Luksemburg. Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan atje të hënën (11.04) me kryeprokurorin e Hagës, Karim Khan.
Sipas vlerësimit të shumë shteteve të BE-së koha nuk pret: Vëzhguesit vlerësojnë, se presidenti rus Vladimir Putin do të celebrojë fitoren më 9 Maj, dita kur tradicionalisht kremtohet triumfi ndaj Gjermanisë naziste. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha, Putinit i duhet “një trofe” dhe ai do të bëjë gjithçka për një fitore në territoret pro-ruse në lindje të Ukrainës./DW
Comments are closed for this post.