Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.046 testime për coronavirus, ndërsa 142 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup (79), ndërsa 28 raste janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 deri 19 mars 20222.
ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 105 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 307.796, prej të cilëve 297.164 janë shëruar, ndërsa 9.251 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (10 prill) është 1.381.
Comments are closed for this post.