Duke respektuar prezumimin e pafajësisë, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, refuzoi të flasë me emra për hetimin e Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër një funksionari të Qeverisë dhe dy shtetasve kroatë, sërish tha se një Rashkovski (Dragi Rashkovski, ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë nën hetime), po zëvendësohet me një Rashkovski tjetër.

“Nëse kjo është e vërtetë, një Rashkovski po zëvendësohet me një Rashkovski tjetër”, tha Mickoski.

Raportohet se funksionari i lartë i Qeverisë që është nën hetime, është sekretari aktual gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri.