Ka humbur jetën hendbollisti Denis Tot i cili nga mbrëmja e djeshme po luftonte për jetë në KARIL, ku ishte sjellë pa reagim të zemrës.

Mjekët nga Klinika fillimisht kanë arritur që ta shpëtojnë, megjithatë përkohësisht. Pasditen e sotme, 27 vjeçari ka humbur jetën.

Sipas mjekëve ai është sjellë në spital pa shenja të dhunës. Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga MPB-ja.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se mbrëmë (07.04.2022) në ora 04.11 minuta nga Qendra Klinike në SPB Shkup është denoncuar se tek ata pa ndjenja, pa shenja të dukshme të dhunës është sjellur D.T. dhe menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe për këtë do ta informojmë opinionin”, kanë thënë nga MPB.