Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor njofton se në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020 është shënuar rritje më vogël e shfrytëzuesve të pensioneve nga 1.8 për qind në 0.7 për qind për shkak të rritjes së vdekjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rritja e vogël shfrytëzuesve të pensioneve për këtë vit është për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve te pensionistët, dhe atë në vitin 2020 kishte 17.556 pensionistë të vdekur, ndërsa në vitin 2021 kishte 21.830 të vdekur, me çka është një rritje për 4.274 më shumë të vdekur dhe me këtë është ulur numri i shfrytëzuesve të pensioneve nga 1.8 për qind në 0.7 për qind”, thuhet në raportin e publikuar nga Fondi.
Numri i përfituesve të pensionit, pavarësisht rritjes së numrit të vdekjeve në vit, u rrit në vitin 2021 nga 326 295 në 328 570 pensionistë. Vlen të përmendet se numri i përfituesve të pensionit invalidor është ulur me 6.74 për qind, pra numri i tyre në një vit ka rënë nga 32.169 në 30.000.
Është rritur numri i pensionistëve që përdorin pensione të pleqërisë dhe pensioneve familjare në vitin e dytë pandemik të Covid-19.
Transferet nga buxheti në fondin pensional arritën në 500 milionë euro, përkatësisht 30,066 miliardë denarë. Të ardhurat totale ishin 1,325 miliardë euro. Mjetet buxhetore në totalin e të hyrave kanë marrë pjesë me 37.52 për qind.
Comments are closed for this post.