Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi sot heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, përveç objekteve shëndetësore, farmacive, shtëpive të të moshuarve dhe transportit publik.
Mikrobiologu Nikolla Panovski për “Fokus” tha se e përkrah këtë masë të propozuar.
“Unë besoj se situata epidemiologjike në Maqedoni e lejon këtë lëvizje dhe jam dakord me propozimin. Numri i personave të infektuar me coronavirus këtë periudhë nuk është i rëndësishëm, kur ka vetëm 70 të shtruar në spital dhe zero deri në tre vdekje në ditë”, tha Panovski.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.974.520 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.142, numri i të shëruarve është 296.373, numri i të vdekurve është 9.234, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.535.
Comments are closed for this post.