Lidhja e modeles ruse me reperin shqiptar, Don Xhoni nisi çuditshëm nga rrjetet sociale, por më pas një udhëtim i çiftit drejt Dubait konfirmoi gjithçka.
Por duket se lidhja kaq e pati. Don Xhon dhe Ariana kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe modelja ka bërë të ditur ndrjen nëpërmjet dy InstaStory-ve në Insytagram.
“Ishte një histori e mirë. Lamtumirë. Lloji i përkushtimit që të dhashë nuk të jepet as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten”, shkruan ajo.
Disa kohë më parë, modelja ruse ngriti dyshime se është martuar me Don Xhon, madje ajo e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Pasi publikoi në InstaStory një unazë ku i bëri të gjithe te dyshojne se i ka dhene fund beqarise, modelja veshi fustanin e bardhe te nuserise dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.
Gjithashtu ata ngritën dyshime se po presin një fëmijë së bashku modelja pozoi nga pushimet ku shihej e veshur në bikini teksa e quan veten një “mama”, ishte këmbimi i komenteve mes çiftit që i bëri fansat të dyshojnë se ata po presin një fëmijë së bashku.
Don Xhoni i komentoi asaj “nëna më e mirë”, ndërsa modelja i ktheu komentin duke i thënë atij se së shpejti po bëhet baba.
Comments are closed for this post.