Këshilli i Gjyqtarëve sot në rastin “Parcelat në Vodno” pranoi kërkesën e prokurores Lile Stefanova për konfiskimin e pronës të kompanisë “SSI investment”, në të cilën ndodhen tre banesa në emër të Nikolla Gruevskit në “Panorama Rezidenc”.
Bëhet fjalë për banesë 155 metra katrorë, apartamenti i dytë 199 metra katrorë dhe i treti për 200 metra katrorë për vlerën 660.000 euro. Masa e përkohshme për ngrirjen e pronës do të vazhdojë në marrjen e vendimit të gjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa fjalët përfundimtare të këtij procesi do të jenë në fillim janë caktuar më 12 prill, pas së cilës do të publikohet aktgjykimi.
Sipas kallëzimit të këtij rasti, Nikolla Gruevski akuzohet për veprën penale “Pastrim parash dhe fitim të paligjshëm të pasurisë dhe fshehje të pasurisë”. Kumbari i tij, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, ndërsa ish- drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, akuzohet për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale për larje parash dhe të ardhurat e tjera të krimit”
Comments are closed for this post.