Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në tribunën me rastin e Ditës së Themelimit të NATO-s, 4 Prillit, që u mbajt në organizim të Këshilli Euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se vendi e feston këtë ditë bashkërisht me aleatët e vet me krenari të veçantë dhe me të drejtë të plotë si vend i 30-të o NATO-s.

“Nga 27 marsi i vitit 2020 jemi të barbartë në aleancën më të madhe ushtarake që vshtë ndërtuar mbi vlerat më demoraktike dhe civilizuese. Vendi ynë është faktor për stabilitet dhe siguri në rajon”, theksoi ai.

Ai në fjalim përmendi edhe agresionin rus në Ukrainë si dhe shkeljen brutale të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne i bëmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake dhe të tërheqë të gjitha trupat dhe kapacitetet ushtarake nga Ukraina. E përshëndesim mbrojtjen e guximshme të qytetarëve të Ukrainës, të cilët me guxim të madh mbrojtën lirinë dhe sovranitetin e tyre dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur lirisht orientimin e tyre të politikës së jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, u shpreh Kovaçevski.

Ai tha se aleatët si kurrë më parë, janë të bashkuar në përgjigjen e tyre ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“Si NATO, ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe mbrojtëse të krahut lindor të Aleancës. Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut është e gatshme që të marrë pjesën tonë në këto përpjekje dhe ne e mbështesim përshtatjen e nevojshme afatgjatë në atë drejtim. Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë harmonizoi politikën e saj të jashtme me politikat e vendeve anëtare të NATO-s dhe me politikat e Bashkimit Evropian dhe ne i kemi marrë të gjitha vendimet bashkë me aleatët. Njëkohësisht, aleatët janë të bashkuar në riafirmimin e thirrjeve për sanksione kundër Rusisë. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s merren me ndalimin e menjëhershëm të agresionit ushtarak, ndërsa marrja e masave për izolimin ekonomik të Rusisë do të de-përshkallëzojë aktivitetet ushtarake”, deklaroi Kovaçevski.