Një vilë 40 milionë paundshe në pronësi të futbollistit legjendar David Beckham u grabit ndërsa familja flinte.
Beckham u vu në shënjestër të hajdutëve më 1 mars dhe informacioni u bë publik vetëm ditën e sotme. Bëhet fjalë për një grabitje profesionale në të cilën është marrë një sasi e konsideruar parash.
LEXO EDHE:A mund të luajë Italia në Kupën e Botës nëse Irani përjashtohet?
Familja Beckham po qëndronte në një vilë në Holland Park në Londrën Perëndimore. Së bashku me David dhe Victoria, në shtëpi ishte vajza më e vogël Harper (10).
Mirëpo, familja ishte në gjumë dhe askush në shtëpi nuk i dëgjoi hajdutët. Përkundrazi, vjedhja u zbulua nga djali Cruz, i cili ishte kthyer natën vonë në shtëpi, pasi kishte qenë në një festë dhe kishte pikasur xhamat e thyer të dritareve.
Një dhomë gjumi ku nuk kishte njeri u grabit. Për fat të mirë, hajdutët u futën vetëm në atë dhomë dhe morën mijëra paund dhe disa rroba dhe mobilje të shtrenjta.
Ndërsa prisnin policinë, Victoria dhe David kontrolluan shtëpinë dhe kuptuan se hajdutët nuk kishin hyrë në asnjë dhomë tjetër.
Policia konfirmoi se familja Beckham ishte në shënjestër të grabitësve. Edhe pse autorët nuk janë identifikuar, dyshohet se bëhet fjalë për një grup hajdutësh profesionistë që prej ditësh operojnë në zonën perëndimore të Londrës.
Comments are closed for this post.