Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përgëzuar Entin Shtetërorë të Statistikave për realizimin e procesit të regjistrimit.

Kovaçevski siguron se i gjithë procesi është në përputhje me të gjitha standardet evropiane.

“Regjistrimi është kryer në përputhje me të gjitha standardet statistikore evropiane dhe ka ofruar të dhëna që janë vlerësuar si të sigurta, të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme. Regjistrimi përmban informacione relevante për gjendjen reale të popullsisë, që i mundëson shtetit të planifikojë dhe të krijojë politika në interes të qytetarëve dhe biznesit”, ka shkruar Kovaçevski.

Ndryshe, sot Kovaçevski i shoqëruar nga disa ministra, ka marrë pjesë në ceremoninë ku u prezantuan rezultatet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021./