Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në prezantimin e rezultateve të Studimit për proporcionimin e ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit. Analizën për përcaktimin e përqindjes së burimeve të ndryshme të ndotjes në aglomeratin – Rajoni i Shkupit, e ka përgatitur laboratori AMBICON UGD në Universitetin “Goce Dellçev” nga Shtipi.

Studimi është pjesë e projektit për Përballje me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit, të cilin e realizon Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit. Mbështetja financiare për projektin sigurohet nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (AIDS).

“Nuk mund të ketë përmirësim të gjendjes së mjedisit jetësor nëse nuk ndërmerren masa sistematike. Në këtë drejtim, Eko Këshilli i Qytetit është organ që për herë të parë formohet nga ekspertë të fushës së mjedisit jetësor dhe me hapat e parë që do të i ndërmarrin do të kemi propozime cilësore të ciat do t’i prezantohen Këshillit të Qytetit të Shkupit. Dua të theksoj se në Shkup fillon eko-projekti më i madh në rajon – stacioni pastrues i ujërave të zeza në vlerë mbi 160 milionë euro, i cili do të kontribuojë në trajtimin e mbi 90 për qind të ujërave të zeza urbane dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Po punohet edhe për ndërtimin e parqeve të mëdha, i pari është parku në Gjorçe Petrov, ndërsa do të ndërtohen edhe katër parqe të tilla”, tha Arsovska.

Ajo kumtoi se është në plan q[ çdo vit të mbjellim mbi 100 mijë fidanë, punojmë për implementimin të Kadastrës së Gjelbër.

“Këtu është edhe projekti për ripërdorimin e mbeturinave ndërtimore dhe rrënojave për të parandaluar krijimin e deponive ilegale të cilat në këtë periudhë po i pastrojmë intensivisht, duke dënuar pa selektim të gjithë ata që e shkatërrojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, dhe shumë projekte të tjera. Me të gjitha këto masa shpresoj se do të arrijmë të arrijmë rezultate”, tha në fjalimin e saj Arsovska.