Pas 20 viteve, në kopshtin Kopshtin Zoologjik të Shkupit një luaneshë pjelli tre luanë të vegjël.

“Kjo është një nga gjërat më të mira që i kanë ndodhur Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Punonjësit e Kopshtit Zoologjik me kujdes kujdesen për luaneshën dhe të vegjëlit e saj”, u shpreh kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit u shpreh se vizitorët kanë mundësi t’i shohin luanët e vegjël kur do të jenë mjaftueshëm të rritur për të lëvizur.

Bashkia e Shkupit i njofton viztorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit se në periudhën e ardhshme të marrin pjesë në emërimin e këtyre tre luanëve.