Në “Click Plus” në “TV21” Martin Kostovski nga LSDM dhe Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM kanë këmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me pensionet.
Kostovski tha se vijon një rritje rekorde e pensioneve dhe theksoi se OBRM-PDUKM në të kaluarën merrte borxh për të paguar pensionet.
“Tani kemi një fond pensional të qëndrueshëm”, tha ai.
Për këtë, Stojanovski tha se penionistët janë grabitur në për 3 vjet e pesë muaj.
“Në Maqedoni kemi dy botë paralele. Njëra është ajo që është reale – nga ajo që jetojnë qytetarët, punëtorët, mjekët, pensionistët, gazetarët, dhe tjetra është ajo ku jetojnë Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski, fatkeqësisht edhe kolegu deputet”, shtoi Stojanovski.
Comments are closed for this post.